Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës mbahet me 3 korrik

PDK-ja në Fushë Kosovë deklaron se AAK-ja po i gënjen qytetarët e Fushë Kosovës për vende pune

Partia Demokratike e Kosovës, Dega Fushë Kosovë, deklaron se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke orkestruar një mashtrim ndaj qytetarëve të Fushë Kosovës, gjoja për vende pune e favore. Ky mashtrim i AAK-së në prag të fushatës zgjedhore është duke dështuar, pasi edhe qytetarët nuk besojnë në premtime të tilla të rrejshme. Kjo partiçkë e cila pushtetin dy vjeçar e ka konsumuar duke punësuar familjarë e militantë partiakë me kontrata mbi vepër në dikasteret ku ka udhëhequr, nuk ka krijuar vende pune për qytetarët sikurse as për përkrahësit e vet në Fushë Kosovë. AAK nuk mund të abuzojë më tutje me postet publike, ngase po vjen qeveria me kryeministër Kadri Veselin, e cila do të krijojë mundësi e shanse të barabarta për të gjithë qytetarët, përmes luftës ndaj korrupsionit e nepotizmit, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe perspektivës për të rinjtë. Për më tepër, Dega e AAK-së në Fushë Kosovë ka dy vite që është jashtë funksionit. PDK në Fushë Kosovë beson se qytetarët nuk do të bien pre e premtimeve të rrejshme të  AAK-së, ngase epoka e punësimeve familjare të AAK-së ka përfunduar me dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Ramush Haradinajt, i cili e degradoi shtetin e Kosovës. Ata besojnë në vlera dhe në platforma që rrisin mirëqenien e përgjithshme. Vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe këtë vullnet do ta dëshmojnë më datën 6 tetor, duke votuar për Partinë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të këndojnë sot në protestën kundër Gjykatës Speciale në Tiranë

Sot në Tiranë pritet të mbahet protesta me moton “Drejtësi për Çlirimtarët”, ku pritet pjesëmarrje …