Lushtaku: Faleminderit Skënderaj për 17 mijë vota

Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka njoftuar në një postim të tij në facebook, se PDK-ja në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit ka marrë nga kjo komunë 17 mijë vota.

Lushtaku ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për mbështetjen e madhe. Sipas tij, kjo parti ka fituar mbi 80 për qind të votave.

“Faleminderit Skenderaj për 17000 vota e për fitoren tonë të thellë me mbi 80%! Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar nënkryetari i komunës dhe kryetari i Degës së PDK-së, Gjenerali Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të lënduar në aksident

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të …