PDK

PDK ka marrë vendim që për ditën e sotme të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës, ku pa shenja jete mbetën dy pjesëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Pas kësaj nga Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadriajt kanë tronditur rënë të gjithë. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, PDK ka marrë vendim që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit. Duhet përkujtuar që Astrit Ademaj ishte kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, kurse Blerand Kadriaj ishte kandidati i kësaj partie për kryetar të Deçanit në vitin 2017.

Kontrolloni gjithashtu

me epiqender

Tërmet në Shqipëri

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter, janë …