PDK ka përmbyllur procesin zgjedhor në Dragash, ndërsa Vehbi Nazifi zgjidhet kryetar i Degës

PDK ka përmbyllur procesin zgjedhor në Dragash, ndërsa Vehbi Nazifi zgjidhet kryetar i Degës

PDK-ja përmbylli zgjedhjet e brendshme në Degën e Dragashit, ku me shumicë të votave të delegatëve, kryetar i degës u zgjodh Vehbi Nazifi.  Kryetari i ri i PDK-së në Dragash, falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të punoj pandërprerë për vazhdimin e sukseseve të PDK-së në Dragash.  Kuvendi zgjedhor po ashtu zgjodhi Këshillin Drejtues të degës prej 55 anëtarëve si dhe 13 delegatë për Konventën Qendrore.  Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, delegatët e pranishëm në këtë kuvend zgjedhor i përshëndeti ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi. Ai tha se platforma politike Dekada e Re, e prezantuar nga lideri i PDK-sē, Kadri Veseli, ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të të gjitha komunave pa dallim, nëpërmjet reformave dhe ofrimit të hapësirës për kuadro të reja të cilat do të jenë në shërbim të ndërmarrësisë dhe ideve inovatore të qytetarëve.  Ndërsa, për sukseset e degës së PDK-së në Komunën e Dragashit, folën kryetari i deritashëm i degës, Salim Januzi si dhe kryetari komunës, Shaban Shabani.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Kryeministri Kurti po refuzon bashkëpunimin dhe po e kushtëzon kompromisin me nënshtrim të deputetëve

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika në adresë …