PDK kandidon Dardan Berishën për Therandën, ndërsa Nezir Çoçaj kalon te Nisma Socialdemokrate

Partia Demokratike e Kosovës  ka prezantuar zyrtarisht Dardan Berishën si kandidat për kryetar të Komunës së Therandës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një takim me strukturat e degës në Suharekë, ku ishte i pranishëm edhe deputeti Enver Hoxhaj, Berisha u vlerësua si një lider me vizion, përkushtim dhe guxim. “Takim i frytshëm në degën e PDK-së në Therandë, ku nga strukturat u propozua Dardan Berisha – kandidat për kryetar të Komunës së Therandës. Dardani është një lider me vizion, përkushtim dhe guxim për ta çuar qytetin tonë përpara!” shkroi Hoxhaj në rrjete sociale. Ndërkohë, në një zhvillim paralel politik, ish-deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj, ka aderuar në Nismën Socialdemokrate. Përmes një njoftimi zyrtar, Çoçaj e ka arsyetuar këtë vendim me pakënaqësitë që ka dëgjuar nga qytetarët dhe gjendjen e qeverisjes në komunën e Prizrenit. “Çdo ditë dëgjoj pakënaqësitë tuaja, e jam dëshmitar i shumë padrejtësive, mungesës së punës në mirëqenie të qytetarëve dhe mungesës së ndershmërisë. Për këtë arsye kam marrë një vendim të qartë: Nga sot, angazhimin tim politik do ta vazhdoj në Nismën Socialdemokrate,” ka deklaruar ai, duke bërë të ditur edhe synimin për të qenë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Të hënën shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës për krime lufte

Të hënën, më 14 korrik, pritet të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër …