leoni

PDK në mërgatë i bashkohet protestës në Hagë për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në mërgatë do të marrin pjesë në protestën e së dielës, më 14 shtator, në Hagë, e cila është organizuar për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës. Ai theksoi se procesit gjyqësor po i afrohet fundi dhe populli pret lirimin e shpejtë të heronjve të saj. “UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë përpjekje për kapjen e shtetit

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar ashpër sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të …