PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me parregullsitë e pretenduara në vendvotimin e fshatit Belinc, në komunën e Shtimes. Sipas Gashit, të dhënat e evidentuara nga terreni tregojnë për “indikacione të qarta të shkeljeve të rënda të procesit zgjedhor”, përfshirë edhe dyshimet për përdorimin e metodës së njohur si “Treni Bullgar” – një praktikë e manipuluar ku votat kontrollohen paraprakisht përmes mbushjes së fletëve jashtë qendrës së votimit. “Ftoj organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe organet e tjera hetimore, që të ndërmarrin hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm për këtë rast, në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe përgjegjësi institucionale,” ka theksuar Gashi në reagimin e tij publik. Ky denoncim vjen në një moment kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndodhet nën presion për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe për të siguruar që parregullsitë e raportuara të mos cenojnë besueshmërinë e rezultateve përfundimtare.

Kontrolloni gjithashtu

FSK forcohet dhe bashkëpunon me KFOR-in, Maqedonci takon Admiral Wikoff

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot komandantin e Komandës së Forcave të …