PDK prezanton dhjetëshen e re për zgjedhjet e 28 dhjetorit pas ristrukturimeve nën Bedri Hamzën

Lista e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit ka pësuar ndryshime të dukshme krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar qasje të re brenda partisë pas marrjes së drejtimit nga Bedri Hamza. Dhjetëshja e parë, e cila tradicionalisht ishte e parashikueshme dhe e përbërë nga figura të njohura, këtë herë ka marrë një formë më dinamike. Tërheqja nga gara e ish-kryetarit Memli Krasniqi, e ndjekur nga vendimet e Abelard Tahirit për të mos u përfshirë në dhjetëshen e parë dhe i Bernard Nikajt për të mos kandiduar fare, krijuan hapësirë për rikonfigurim të listës. Këto lëvizje i mundësuan Hamzës të vendosë në pozita të larta figura më aktive të partisë gjatë periudhës së fundit. Në renditje, Uran Ismaili është pozicionuar i dyti. Pavarësisht humbjes në zgjedhjet lokale në Prishtinë, Ismaili u vlerësua për angazhimin dhe ndikimin e tij në rritjen e votës së PDK-së në kryeqytet. Dy nënkryetarët, Vlora Çitaku dhe Enver Hoxhaj, ruajtën pozitat e tyre brenda dhjetëshes. Arben Mustafa, i njohur për rolin e tij aktiv opozitar në çështjet ekonomike, është vendosur në numrin pesë, ndërsa Besa Kabashi Ramaj ka marrë numrin gjashtë, duke zëvendësuar Eliza Hoxhën, e cila në këtë garë kandidon me numrin 21. Dhjetëshja plotësohet me Eman Rrahmanin nga Lista për Familjen në numrin tetë dhe me Kujtim Gashin, i cili mban numrin dhjetë. Renditja e re shihet si një përpjekje e PDK-së për të paraqitur një ekip më të freskët dhe më aktiv në prag të zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Telekomi i Kosovës ndan miliona euro për tenderë një-burimorë, dyshime për transparencë

Ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës ka ndarë mbi një milion euro kohëve të fundit për …