Vuçiq

PE: Fondet për Serbinë të rishikohen nëse, Vuçiç nuk vendosë t’i bashkohet politikës së sanksioneve kundër Rusisë

Paratë e taksapaguesve të BE-së nuk mund të shpenzohen për vende kandidate që nuk ndajnë synimet strategjike të Unionit”. Kjo ishte deklarata  e bërë nga Komisioni Evropian për Serbinë. Parlamenti Evropian dëshiron që fondet për Serbinë të rishikohen nëse presidenti Vuçiç nuk do të vendosë t’i bashkohet politikës së sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë. Rekomandimi do të votohet në seancën e ardhshme plenare. Më herët, Komisioni Evropian publikoi raportin e zgjerimit, ku Serbia stigmatizohej pse nuk kishte përshtatur politikat e saj me ato të BE-së. Pengimi i politikës së përbashkët evropiane ka koston e tij politike dhe financiare. Kur bëhet fjalë për koston financiare, Serbia duhet të mendohet mirë sepse në nivel investimesh, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë investuar 20 herë më shumë sesa Federata Ruse”, tha Tonino Picula, eurodeputet kroat, nga social-demokratët. Serbia është e polarizuar. Duke qenë se shumica e votuesve kanë simpati për Moskën, presidenti Vuçiç ka pranuar se politikat aktuale të jashtme dhe ato të sigurisë të BE-së nuk janë në përputhje me mandatin elektoral.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Bilall Sherifi: Kurti është ngucakeq, nëse nuk e mban marrëveshjen me Limajn i duhen edhe 4 mandate

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti, i …