Me një ceremoni modeste të ditëlindjes së 65-të, është shënuar pensionimi i Musa Lushtakut, i cili ishte punonjës i komunës së Skenderaj.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, i cili tha se Musa Lushtaku kaloi një rrugë të gjatë me kontribut të madh, duke shërbyer me përkushtim në çdo përgjegjësi publike të komunës. Kryetari Nura e ka uruar atë për këtë arritje jetësore duke i dëshiruar shëndet të plotë!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
