Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës dhe kabinetin qeveritar para deputetëve

Për fatin tuaj të keq, unë, Albin Kurti jam kryeministër!

Pas kritikave realiste dhe me vend,  që i bënë deputetët e opozitës, sot në Kuvendin e Kosovës, kryeministrit, Albin Kurti, ai pa fakte e mundësi për të arsyetuar  gjendjen e rëndë të mungesës së energjisë elektrike nuk hezitoi që i nevrikosur ta shpreh edhe   një fjali cinike. Ai tha  se njeriu duhet të jetë magjistar për të besuar se ka një zgjidhje, siç po e kërkojnë ata. Unë magjistar nuk jam, jam veç kryeministër, për fatin e keq tuajin, që do të thotë se nuk keni çka të më bëni dhe bëj si dua vetë. Nuk është hera e parë që Kurti krekoset në foltoren e Kuvendit duke rrahur gjoks se është kryeministër, pasi nuk ka çka ofron tjetër përveç cinizmit, arrogancës, urrejtjes dhe intolerancës  kundër të gjithë atyre që e kritikojnë dhe që nuk pajtohen me mendimet e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …