Abelard Tahiri

Abelard Tahiri, PDK: Qeveria e paaftë për të menaxhuar krizën energjetike po e rritë çmimin e energjisë 100 %

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike ka kritikuar qeverinë për neglizhencë ndaj këtij problemi përkundër paralajmërimeve për krizën energjetike.Në këtë seancë të inicuar nga PDK me mbësshtjetjen edhe të deputetëve të LDK-së e AAK-së, Tahiri tha se për 20 vjet me radhë, qytetarët e Kosovës e kanë paguar energjinë elektrike më së liri në rajon dhe Evropë, por këtij normaliteti i janë shkundur themelet nga paaftësia e qeverisë Kurti për të menaxhuar me situatën.

“Jemi  këtu për ta ballafaquar paaftësinë e qeverisë përballë krizës, sepse ajo e ka shpërfillur totalisht këtë krizë, deri sa ajo i goditi drejtpërdrejt qytetarët e vendit tonë.Nuk po shkojmë ma larg, por veç në rajon. Prej muajit shtator, qeveritë e vendeve të rajonit e kanë kuptuar sfidën që kishin përpara dhe patën nisë me marrë masa,prej planifikimit të subvencioneve në buxhetin e vitit 2022, e deri tek masat rregullative, dikush duke e ulur TVSH-në për import të rrymës, e dikush duke krijuar lehtësira për operatorët.Ndërsa Qeveria jonë, për herë të parë ka folë për krizë, kur nisën reduktimet. Pra, fillimisht u desh me u ndalë rryma, për me u dhezë qeveria. E kur u dhez qeveria, u dhez Ministria, ZRRE-ja, KEDSI, KESCO e kështu me rradhë, për t’na i dhënë dy alternativa:Ose reduktime ose shtrenjtim për 100 % të çmimit të energjisë.Asnjëra prej tyre nuk është alternativë për qytetarët e Kosovës.”, tha Tahiri.

Ai theksoi se pikërisht tani kur po rriten çmimet e produkteve esenciale dhe qytetarët e bizneset ende nuk janë rimëkëmbur nga pandemia rritja e çmimit të energjisë elektrike, qeveria po i godet duke ua rritur çmimin e energjisë elektrike për 100 për qind.

“Përderisa nuk ka asnjë iniciativë për të rritur ekonominë, për të rritur pagën minimale, për të rritur nivelin e punësimit dhe për të rritur pagat konform rritjes së inflacionit, shtrenjtimi i energjisë elektrike është i papranueshëm. Zgjidhjen është dashur ta mendoni me kohë. Nuk e keni bërë. E keni neglizhu. Por as atëherë e as sot, zgjidhja nuk mund të jetë në kurriz të qytetarëve.”, tha Tahiri.

Tahiri kërkoi nga deputetët që ta miratojnë rezolutën e PDK-së kundër rritjes së çmimit të energjisë për të mos lejuar rëndimin e mëtejmë të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …