Njoftim për subjektet afariste që veprojnë në Komunën e Rahovecit

Inspektorët Komunal të komunës së Rahovecit dalin në teren për ti njoftuar subjektet afariste që veprojnë në Komunën e Rahovecit për ti liruar trotuaret nga ekspozimi i mallrave para lokaleve si dhe vendosja e frigoriferëve pa leje në hapësira publike. “Me qëllim të lirimit të hapësirave publike dhe krijimit të kushteve për qarkullim të sigurt të këmbësorëve në trotuare si dhe ruajtjen e mallrave, duke u bazuar në Rregulloren Komunale për kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme në hapësira publike  dhe ligjet tjera përkatëse, subjektet afariste të cilat veprimtarinë e tyre tregtare e zhvillojnë në pjesën urbane të qytetit dhe në zona rurale u ndalohet ekspozimi i mallrave para lokaleve si dhe vendosja e frigoriferëve pa leje në hapësira publike”, ka thënë drejtoresha Boshnjaku. Drejtoresha Boshnjaku ka thënë gjithashtu se ky aksion i Inspektoratit vjen si rezultat i bllokimit të trotuareve të cilët pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, njëkohësisht edhe për shkak të ruajtjes së produkteve të ndryshme ushqimore të cilat plasohen për shitje e nuk duhet të jenë të ekspozuara në hapësirat e jashtme. Drejtoria për Punë Inspektuese në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarr të gjitha masat e parapara ligjore për lirimin e hapësirave publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Nura dhe zv. Ministri Hysen Durmishi nënshkruan memorandum bashkëfinancimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, …