Kosova Lindore, Maqedonia, Shqipëria po reagojnë kundër masave të Qeverisë Kurti, për kufizimin arbitrar të lëvizjes së lirë

Kosova Lindore, Maqedonia, Shqipëria po reagojnë kundër masave të Qeverisë Kurti, për kufizimin arbitrar të lëvizjes së lirë

Kryetar partish e komunash të Kosovës Lindore, të Maqedonisë të Shqipërisë, kanë reaguar dhe po reagojnë kundër masave të ka ndërmarrë Qeveria Kurti lidhur me kufizimin arbitrar të lëvizjes së lirë të shqiptarëve jashtë Kosovës. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka kërkuar kryeministrit, Kurti, të heqë vendimin lidhur me  masat shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë. Po sot qytetarët e Kukësit kanë mbajtur  një protestë paqësore në pikën kufitare në Morinës. Protesta u mbajt  me qëllim të heqjes së pengesës për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të vaksinuar me të tri dozat e vaksinës, sikur ka marrë vendim të pamatur dhe diskriminues Qeveria e Kosovës.  Edhe kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër pandemisë të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Këto masa po  e vështirësojnë dukshëm  lirinë e lëvizjes së qytetarëve të  tri komunave shqiptare nëpër në territorin e Kosovës. Zëvendës-kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se  vendimi  i Qeverisë së Kosovës e ka befasuar dhe nuk e kupton arsyen e një mase të tillë, pasi që gjendja me pandeminë  është e njëjtë në të dyja vendet. Reagime të ashpra kundër këtij vendimi kanë shprehur edhe deputetë e kryetar partish brenda Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …