Marreveshja e Washingtonit

Për marrëveshjen e arritur në SHBA Qeveria e Kosovës, ajo e Serbisë nominohen për çmimin “Nobel” për paqe

Qeveria e Kosovës, ajo e Serbisë si dhe ajo e SHBA-ve janë nominuar për çmimin “Nobel” për paqe. Nominimi është bërë zyrtarisht nga Magnus Jacobsson anëtar i legjislativit suedez, njëherit pjesëtar i partisë së kristian-demokratëve, shkruan lajmi.net. Jacobsson ka thënë se ka nominuar qeverinë e Kosovës, të Serbisë dhe të SHBA-ve për çmimin Nobel për shkak  të punës së tyre të përbashkët për paqe dhe zhvillim ekonomik, pasë parasysh marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë është shumë e rëndësishme për ndërtimin e paqes.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: UÇK – Ushtri e ndershme për lirinë e popullit të Kosovës

Ali Ahmeti, themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu drejtua protestuesve duke theksuar se mbledhja …