Hysni Gashi

Hysni Gashi: KUNDËR GRENELLIT E HOTIT, ASESI KUNDËR SHBA-SË DHE KOSOVËS

Nisur nga ky fakt, në SHBA dhe shtete tjera, mbi 50% janë kundër administratës z.Tramp,por assesi kundër SHBA-së. E njëjta gjë është edhe në Kosovë. Mbi 50% janë kundër kryeministrit z.Hoti, por assesi kundër Kosovës. Ndonëse qeveria  z.Haradinajt u rrëzua pikërisht per shkak të presionit të adminstratës z.Tramp në veçanti Grenelli për heqjen e takses,për t’ja plotësuar ambiciet e Serbisë mbi Kosovën, dhe Rusisë në anën tjetër që kishte lobuar për fitorën e z.Tramp dhe është ne lobim edhe tani,pasi që delegacioni serb nuk dëshironte të ulej në bisedime me palen kosovare për heqjen e saj.

Vendi shkoi në zgjedhje, u formua qeveria dhe ishte një forcë tjetër me kryeminister e saj Albin Kurti, kryeministër ky që nuk ishte I shantazhuar nga krimi, korrupsioni dhe Gjykata Speciale, ku edhe filluan presionet nga I njëjti presion që kishte rrëzu qeverinë z.Haradinaj.

Fillimisht presioni për taks, pastaj edhe për reciprocitet.Edhe se nga njohës të ekonomisë ishin deklaruar se taksa nē CEFTA është e papranueshme juridikisht, ndërsa reciprociteti është I pranueshëm, që shtete të ndryshme aplikojnë atë.

Taksa ishte edhe në fushatë të z.Kurtit, që do të zgjerohet me reciprocitet,presioni vinte e shtohej në vazhdimësi, por z.Grenell nuk kishte ku ta godas kryeministrin z.Kurti, as me shantazh nga krimi e korrupsioni as nga Gjykata Speciale dhe filloj të kërkoj aleat ne Kosovë dhe aleatet u gjeten me lehtsi partit politikë,liderët e tyrë të shantazhuar nga krimi,korupsioni dhe Gjykata Speciale ne anën tjetër duke krijuar opinion të rremë të qytetarët kinse qeveria z.Kurti po I prishë reportet me SHBA-të.Edhe se Depertamenti i Shtetit sot e demantoj atë gënjeshter.Për lideret partiak ishte edhe një arsyje shtes për të përqafu skenarin e z.Grenell pasiqë qeveria z.Kurti filloj t’i atakoj të koruptuarit ne pozita të larta shtetrore.

Në fakt, ajo që ishte për habi sot e asaj dite nga ky skenar, pozicionimi I z.Haradinajt në anën e atij që e kishte rrëzuar, pra në anën e Grenellit (që ishte rrëzu për të njëjtën  gjë dhe nga I njëjti person)Por a ishte pozicionimi I tij nga frika e shantazhi nga Specialja apo ndonjë frikë tjetër apo interes, mbetet të shifet.

Me ç’rast, nga gjithë ai skenar u ngrit mocioni I mosbesimit qeverisë z. Kurti në kohë e pandemisë COVID-19, kur të gjitha shtetet,  pozitë e opozitë ishin bashkë ne luftimin e këtij armiku të padukshëm, tek ne ndodhi e kundërta.

Pastaj u formua qeveria z.Hoti pa shku ne zgjedhje dhe pa partinë fituese, që në fakt në demokraci nuk është praktikë e mirē. Porse kjo qeveri ishte duke u formuar vetëm për dëshirën e z.Grenelli dhe ky I fundit filloj sikur të ishte kryeminister I vendit përdallim se ne Gjermoni e kishin përzan.

E hoqi reciorocitetin nē kohën kur Serbia filloi ta njoh realitetin në Kosovē. I filloj bisedimet dhe nga ato bisedime ne SHBA-të z.Grenell,z.Hotit dhe delegacioni serb,produkt I atyre bisedimeve doli të jetë se ato marrveshje nuk ishin historike, nuk ishin për njohje,Serbia pērfitoi karshi Kosovës.Në fakt, u dēshmua edhe njëherë nga njohës të BE-së dhe SHBA-së, dhe përkrahës të Kosovës, se Administrata z.Trampit është në anën e Serbisë , e me pak në anën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …