Për nder të 18 prillit Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës sot do të organizohen disa aktivitete

Sot zhvillohen aktivitetete tematike e kulturore në nderim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës

Sot me aktivitete tematike kulturore me homazhe e vendosje të kurorave të luleve shënohet Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Në orën 10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani;

10:30 – Nderime te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti;

10:40 – Dhurimi i gjakut në Sheshin “Zahir Pajaziti”;

11:30 – Homazhe në varrezat e dësmorëve dhe martirëve në fshatrat Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishec, Canaj, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Stallovë;

13:00 – Tubimi Qendror – Epopeja e UÇK-së në fshatin Marec;

15:30 – Homazhe në Memorialin e Dëshmorëve na fshatin Sharban;

18:00 – Akademia përkujtimore “Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës”, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …