Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit për të përcaktuar datat e seancave të ardhshme plenare

Për shkak të gjendjes me koronavirus është shtyrë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paralajmëruar për sot në orën 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e informacionit pranë Kuvendit të Kosovës. Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë, thuhet në njoftim. Nuk janë dhënë detaje lidhur me arsyen e shtyrjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, por ajo vjen pas thirrjeve të KMDLNJ-së për anulimin e takimeve, përfshirë edhe ato të komisioneve parlamentare, për shkak të gjendjes me koronavirus.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …