David Hooper: Janë 124 dëshmitarë që njihen edhe me pseudonime, por që nuk janë dhënë përmbledhje lidhur me ta

Për shkak të problemeve financiare me të cilat është duke u përballur mbrojtja e Hashim Thaçit, u largua nga detyra e avokatit, Gregori Keohe

Largimi i avokatit të njohur Gregori  Kihu ka ardhur për shkak të problemeve financiare me të cilat është duke u përballur mbrojtja e Thaçit. Më 14 shkurt 2024, trupi gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët miratoi tërheqjen e Gregori Kihu si kryembrojtës i Hashim Thaçit. Ky vendim hyn në fuqi kur administratorja cakton bashkë-mbrojtësin e ri. Duke marrë parasysh se Thaçi dhe Lluka Mishetiq (aktualisht njëri nga bashkë-mbrojtësit e Thaçit) u pajtuan që Mishetiqi të zëvendësojë Gregori , trupi gjykues ftoi palët dhe administratoren që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të caktuar Mishetiqin si kryembrojtës të Thaçit sa më shpejtë që të jetë e realizueshme. Trupi gjykues miratoi gjithashtu tërheqjen e bashkë-mbrojtësit të Thaçit, Xhoe Rider, ndërsa udhëzoi administratoren që të marrë vendim në lidhje me kërkesën për tërheqjen e tre ndihmësve juridik dhe pesë ndihmësve administrative të ekipit”, ka njoftuar Gjykata Speciale, në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …