Ministrat e Mbrojtjes së vendeve të NATO-s takohen sot, në Bruksel, për të diskutuar lidhur me vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s takohen sot në Bruksel, për të diskutuar për vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën e shkatërruar nga lufta dhe për rritjen e shpenzimeve ushtarake të aleancës perëndimore prej 31 anëtarësh. Para takimit, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, pasi Senati amerikan miratoi pakon prej 95.34 miliardë dollarësh. Nga kjo pako, 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake janë të dedikuara për Ukrainën, por ende është e paqartë nëse ndihma do të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve që kontrollohet nga republikanët. Forcat ukrainase thanë se po kursejnë municionet e pakësuara, teksa po përballen me intensifikim të sulmeve nga Rusia, e cila po vazhdon të sulmojë me raketa dhe dronë civilët dhe infrastrukturën. Ne veçse po shohim ndikimin për faktin që SHBA-ja ende nuk ka arritur të marrë vendim, por pres që SHBA-ja të jetë në gjendje të vendosë, dhe Kongresi e Dhoma e Përfaqësuesve do të pajtohen për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën”, u tha Stoltenberg gazetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …