Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e vlerëson pozitivisht aprovimin e Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale

OEAK ka propozuar tri alternativa për transaksionet ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka propozuar tri alternativa për transaksionet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të autoriteteve në Kosovë për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme. Përmes një njoftimi, OEAK tha se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që hyri në fuqi më 1 shkurt dhe që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave, tha se ka nevojë të rishikohet dhe qartësohet. Sipas Odës “është esenciale të thuhet që përderisa euro mban statusin e mjetit ligjor të pagesave në Kosovë, kjo nuk përjashton përdorimin e valutave të tjera në transaksionet, në rastet kur palët e përfshira arrijnë dakordim reciprok”. Pasi  Rregullorja e BQK-së ndikon edhe në transaksionet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për të mundësuar transaksionet ku përfshihet edhe dinari serb, kjo odë propozoi alternativa, të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …