Për të tretën herë, ka dështuar konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore

Për të tretën herë, ka dështuar konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore

Për të tretën herë, ka dështuar konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore. Edhe kësaj here, arsyeja ishte mungesa e deputetëve të partisë në pushtet. Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti i LD-’së, Avdullah Hoti.  Ai pyeti se pse koalicioni Vetëvendosje- Guxo po e bojkotojnë konstituimin e këtij komisioni Hetimor Parlamentar për aferën me rezerva shtetërore?!” Hoti ka shkruar se është në interes të publikut të zbardhet e vërteta sa më parë dhe se pengimi i hetimit parlamentar ngre dyshime të shumta. Kjo sjellje shpërfaq hipokrizinë e koalicionit që e  votoi formimin e Komisionit në Kuvend, e tani po e pamundësojnë punën e tij, saktësuar, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …