Përfundoi edhe dita e dytë e festivalit të muzikës klasike të talentëve të rinj

Në sallën universale të Qendrës kulturore ” Mensur Zyberaj ” në Rahovec, përfundoi edhe dita e dytë e festivalit të muzikës klasike të talkentëve të rinj, në organizimin dinjitoz të shkollës së ulët të muzikës ” Faik Sylka ” dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec.

Dita e dytë e festivalit ka filluar me paraqitjen e Shkollës së Muzikës ” Çesk Zadeja ” nga Ferizaj, nxënësit e të cilës shkollë kanë ekzekutuar në flaut, kitarë, dhe piano, veprat e kompozitorëve të vjetër, Jozef Hajdn-it, Frederik Shumanit dhe të Johan Sebastian Bahut.

Nxënësit e Shkollës së Muzikës ” Faik Sylka ” në Rahovec, Endrit Vehapi, Aid Haxhimeri, Saranda Danuza dhe Lorik Pista, kanë ekzekutuar në piano, ndërkaq ditën e dytë të festivalit e kanë përmbyllur nxënësit e Shkollës së Muzikës ” Halit Kasapolli ” nga Peja, të cilit kanë ekzekutuar në piano Etude të Frederik Shopenit, baladë me violinë dhe veprën ” Baleti i Mjellmave ” me flaut.

Festivali përfundon të enjten me paraqitjen e shkollave të muzikës nga Prishtina, Prizreni, Shqipëria, dhe Mitrovica.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …