Brickos

Përfundoi kupa memoriale në not, “Esmir Shala”

Në pishinën e Banjës së Malishevës, për herë të pestë radhazi është mbajtur gara memoriale në not, Kupa “Esmir Shala”. Kjo garë memoriale, është organizuar në bashkëpunim në mes të klubit të notit “Besa”, Komunën së Malishevës dhe Federatës së Notit të Kosovës. Në hapjen e garës, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka uruar të gjithë garuesit. “Në emër të Komunës së Malishevës, ju falënderoj të gjithëve që sot merrni pjesë në nderim të sportistit Esmir Shala, anëtar i klubit të notit “Besa”, dhe në të njëjtën kohë ju dëshiroj të gjithëve të keni sukses në këto gara dhe në gjitha garat tjera”, tha mes tjerash kryetari Begaj, në fjalën e tij, gjatë hapjes së garës. Në këtë garë, në konkurrencën e meshkujve, fitues doli ekipi “Besa”, vendin e dytë e zuri ekipi “Termopan” dhe të tretin “Ilirida”. Në konkurrencës e femrave, fitues doli ekipi “H2O”, vednin e dytë “Mitrovica” dhe vendin e tretë e zuri ekipi “O2”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …