Përfundoi mbledhja e KPF-së në Rahovec e gjashta për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi  i Kuvendit Komunal në Rahovec, Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2024. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFORIT dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive dhe efikase, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2025-2027;

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, P-02302-0, P-02299-0, ZK- Rahovec;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit, 01 Nr.2918, i datës 26.10.2018, për dhënien e pëlqimit për shpronësimin e pronës së paluajtshme private për ndërtimin-restaurimin e Shtëpisë së Masakrës në Krushë të Madhe.

Unanimisht u aprovua propozimi i kuvendarit Burim Krasniqi, që në mbledhjen e rregullt të kuvendit, si pikë shtesë të jetë: Informatë rreth organizimit të Hardh-Festit.

Në fund, kryesuesi i njoftoi anëtarët e komitetit që edhe këto pika (3) do të jenë në rend dite për mbledhjen e rregullt të kuvendit

🔻Shqyrtimi i informatës së punës së KKSB-së për 6-mujorin e parë të vitit 2024;

🔻Shqyrtimi i raportit të performancës komunale 2023;

🔻Shqyrtimi i raportit 6-mujor i punës së kryetarit të komunës.

Për këtë mbledhje të KPF-së, si çdo herë do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit, i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës: https://kk.rks-gov.net/rahovec/?cat=149

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe persona duke studiuar

Kontrolloni gjithashtu

Panairi i Bizneseve Artizanale në Ferizaj!

Komuna e Ferizajt fton të gjithë bizneset dhe dashamirësit e produkteve artizanale të marrin pjesë …