Juristi, Romeo Kara, tha se SPAK-u ka një akuzë konkrete, për pasuritë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Juristi,  Romeo Kara, tha se  SPAK-u  ka një akuzë konkrete, për  pasuritë e Ilir  Metës dhe Monika  Kryemadhit, Deklaratat e fundit janë korrekte. Çdo faturë ka përshkrimin e saj. Faturën nga spitalet janë me përshkrim të saktë. Mendoj që vetë ajo edhe Meta janë të vetëdijshëm për pozicionin ku janë. Monika ]është më e vetëkontrolluar se Meta. Nuk është çudi që këto të jenë takimet e fundit që bën SPAK. Mund të ketë komunikim akuze apo mbyllje çështje’, tha juristi. Operacioni ‘Metamorfoza’ nxori në pah kokat e krimit në Shqipëri dhe aktivitetet e tyre, sipas juristit kanë lidhje me politikën shqiptare e konkretisht me Metën. I gjithë ky rast kriminal është goditur pikërisht për të vajtur te kokat e politikës. Duhet ta lexojmë mirë heshtjen e Metës pas këtij operacioni, ashtu dhe kërcënimet e tij. Është nga persona që ka frymëzuar krimin. Nuk është çudi të dali në hetimet e mëvonshme. SPAK është në dijeni dhe jo rastësisht janë goditur persona kriminal afër me politikën. Nuk duhet të ndajmë çështjen e Santos dhe Tom Doshit. Dhe kërcënimet disa herë Dumanit dhe SPAK, anë lidhje me njëra-tjetrën. Meta duhet ta dijë pse njerëzit e tij janë paraqitur janë atje dhe kanë folur në emër të tij. SPAK po tregohet i kujdesshëm. Po shkatërron mburojën kriminale të politikës. Ka pasur frymëzim nga politika’, saktësoi Juristi,  Romeo. (Dita)

 

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …