Në Ferizaj diskutohet për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për avancimin e gruas

Grupi i grave të Kuvendit të Komunës së Ferizajt në kryeje me kryetaren Mimoza Sojeva-Pajaziti, kanë zhvilluar një vizite dy ditore në Stamboll të Turqisë.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare grupi i grave është takuar edhe me biznesmenët ferizajase nga familja e Vatalive, Ruzhdi Aksoy dhe Enes Aksoy, të cilët merren më prodhimin e tekstilit.

“Qendra e tij e biznesit në Turqi është aq e madhe sa që ata synonin të investojnë edhe në vendlindjen e tyre, ku traditat dhe malli për vendlindjen nuk po i lënë rehat”, është shprehur Mimoza Sojeva-Pajaziti, kryetare e grupit të grave.

Në këtë takim është diskutuar gjerë e gjatë edhe për avancimin e grave të komunës së Ferizaj në biznes dhe përfshirja e tyre sa më e madhe në fushën e tekstilit dhe prodhimit. Në shenjë falënderimi dhe mirënjohje grupi i grave dhuruan edhe një fotografi të qytetit të Ferizajt e punuar në pirografi nga pirografi ferizajas Xhemil Isman.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Panairi i Bizneseve Artizanale në Ferizaj!

Komuna e Ferizajt fton të gjithë bizneset dhe dashamirësit e produkteve artizanale të marrin pjesë …