Përgatitjet për protestën e 13 dhjetorit në Shkup përfundojnë; Komuna e Çairit aktivizon mekanizmat institucionalë

Të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale për mbajtjen e protestës së paralajmëruar më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu” në Shkup tashmë janë përmbyllur. Organizatorët kanë njoftuar se janë kryer të gjitha fazat e domosdoshme administrative, ndërsa Komuna e Çairit ka konfirmuar se ka ndjekur me përpikëri detyrimet që i takojnë në bazë të ligjit. Nga Komuna e Çairit kanë bërë të ditur se protestën e kanë pranuar si njoftim zyrtar dhe menjëherë kanë informuar organet kompetente për të garantuar sigurinë dhe rendin publik gjatë zhvillimit të saj. “Ne jemi të informuar për protestën dhe në përputhje me procedurat, kemi njoftuar organet kompetente për të siguruar mbarëvajtjen dhe rendin publik”, deklarojnë zyrtarë të komunës. Protesta, e cila pritet të mbledhë një numër të konsiderueshëm qytetarësh, do të zhvillohet në territorin administrativ të Komunës së Çairit, ndërsa strukturat policore dhe institucionet përgjegjëse pritet të jenë të angazhuara në menaxhimin e situatës, kontrollin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve. Organizatorët, nga ana tjetër, bëjnë thirrje për pjesëmarrje paqësore dhe respektim të udhëzimeve të organeve të rendit, duke theksuar se protesta ka për qëllim shprehjen demokratike të qëndrimeve dhe kërkesave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Thaçit kërkon shtyrje të gjyqit për pengim të drejtësisë

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për pengim të drejtësisë është caktuar të fillojë më …