Ata, të cilët për hir të Amerikës kërkojnë ta hiqet taksa ndaj Serbisë, heqin dorë edhe nga pavarësia

Përgënjeshtrohet lajmi sipas të cilit autoritetet e larta të vendit po bisedojnë për idenë e shkëmbimit të territorit

Zyrtar të Zyrës së Kryetarit të vendit, kanë përgënjeshtruar lajmet sipas të cilave autoritetet më të larta të vendit janë duke biseduar për idenë e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë. Duke komentuar këto spekulime, Shefi i Stafit Presidencës, Bekim Çollaku ka theksuar se pozicioni i Presidentit të Republikës së Kosovës mbetet i qartë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kufijtë e saj janë të njohur ndërkombëtarisht. Ai ka shtuar më tutje se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me marrëveshje historike e cila hap perspektivë të sigurt për integrimet euro-atlantike për të dy shtetet, ndërsa për Kosovën edhe anëtarësim në OKB. Edhe këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Burim Ramadani ka thënë se Haradinaj, si kryeministër e si qytetar i Kosovës, kurrë nuk hyn në lojëra dhe agjenda të vjetra të Serbisë për ‘ndarje territoriale’, ‘shkëmbime territoresh’ e të tilla, por ‘ i ka luftuar ato, në kuptimin e plotë’ .

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …