Rufki Suma

Rufki Suma: Turpi më i madh dhe krimi që ka bërë faktori ndërkombëtar kundër Kosovës është krijimi i Gjykatës Speciale

Në një intervistë për Televizionin Dielli, kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka thënë se ne të gjithë e dimë, si Kosova ashtu edhe faktori ndërkombëtar, se kush ka luftuar për të drejtat e veta dhe kush ishte okupatori. Serbia terrorizoi, largoi nga puna dhe masakroi mijëra njerëz dhe si pasojë e krejt kësaj ndodhi bombardimi i Serbisë nga NATO por fatkeqësisht pas luftës, rolet u ndërruan. Serbia si okupatore që ishte po shndërrohej në viktimë gjë që rezultoi me krijimin e Gjykatës Speciale. Fajtorët kryesorë për formimin e Gjykatës speciale janë institucionet tona. Të gjithë e dimë se çfarë presioni ju është bërë deputetëve për ta nënshkruar krijimin e kësaj Gjykate me arsyetimin se po të mos e bënim ne, do ta bënte OKB-ja. Por kjo nuk qëndron ngase më herët ishte Gjykata e Hagës dhe Kosova ishte pjesë e saj,  ku qytetarët tonë u gjykuan për krime. Sikur nuk mjaftonte ajo, janë edhe gjykatat e EULEX-it që po dënojnë çlirimtarët tonë pa pasur fakte. Turpi më i madh dhe krimi mbi krim që bërë faktori ndërkombëtar ndaj Kosovës është krijimi i Gjykatës Speciale.

Nëse shkohet me këtë logjikë, atëherë shtrohet pyetja: Pse NATO-ja bombardoi Serbinë? Në këtë rast, Serbisë i hapet rruga ta padisë edhe NATO-n. Assesi nuk është dashur të lejohet themelimi i kësaj gjykate për krimet që pretendohet që i ka kryer Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Është e turpshme dhe e ulët të mendohet se gjatë kohës së luftës ka pasur mundësi të bëhet transplantim i organeve nga shqiptarët, ka thënë ndër të tjera gjatë intervistës për Televizionin Dielli kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …