Përkrahet qëndrimi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali  Hadri” dega në Deçan, konfirmon se dje dhe sot ka pranuar telegrame përkrahje nga Degët e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” neper Kosovë.  Dorëheqja e Kryetares se Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi dhe gjykatësi Bekim Sejdiu, ngase me Vendimin Nr. Ref. : VMP865/15 të  datës 3 dhjetor 2015, kanë shkelur rende Kushtetutën e Republikës se Kosovës, duke ndërhyrë në punët dhe veprimet e Gjykatës Themelore të Pejës dega në Deçan, në lidhje me pronat publike të Ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” dhe duke jetësuar vendimet e kohës se masave të dhunshme të vitit 1993 dhe 1997, të marra nga Kuvendi i Serbise.  Për ne dhe strukturat tona, janë të pa pranishme jetësimet e vendimeve të kohës se masave të dhunshme 1990-1999 (të kohës se Millosheviçit).  Pronat publike të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” janë të pa tjetërsua ngase atë e garanton Kushtetuta e Republikës se Kosovës dhe janë të pa prekshme edhe me ligjet ndërkombëtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …