Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me deputetin, Gjeneral Daut Haradinaj, nënkryetarin e komunës, Sami Cacaj, deputeten Time Kadrijaj, Kryetarin e OVL-UÇK-së në Deçasn, Kolonel, Abdyl Mushkolaj, kryesuesin e Kuvendit komunal, Hajdar Sutaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë bërë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit: Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj, si dhe invalidit të UÇK-së, Zeqir Nimanaj, në përvjetorin e rënies së tyre.
Kryetari Ramosaj në fjalën e tij ka thënë se gjithmonë do të kujtojmë dhe nderojmë sakrifica e tyre për lirinë e atdheut, duke ritheksuar përkushtimin e tij dhe të institucioneve komunale për ruajtjen e kujtesës historike dhe të vlerave të luftës çlirimtare.