Përkujtohen dëshmorët që ranë për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë në Strellc të Epërm

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me bashkëpunëtor me nderim dhe përulësi kanë bërë homazhe për dëshmorët që ranë për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë në Strellc të Epërm të Deçanit.

Po ashtu, në kuadër të aktiviteteve të ditës, u mbajt edhe një aksion për dhurimin e gjakut, si akt human dhe solidar me ata që kanë nevojë.

Komuna e Deçanit Falënderon dhe i është mirënjohës secilit që mori pjesë dhe dha kontributin e tij.

Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të lirisë! thuhet në postimin në facebook të Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …