Përkujtohen dëshmorët: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Përkujtohen dëshmorët: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Sot në 20-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Zahir Pajaziti dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në fshatin Orllan, duke  filluar në orën 10:00 bëhet ceremonia e  rivarrimit të trupit të heroit, Zahir Pajaziti.  Aktivitetet në përkujtim të rënies së dëshmorëve, vazhdojnë  në Sallën e Kuqe  të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, ku në orën  14:00  mbahet Akademi përkujtimore kushtuar luftës dhe rënies heroike  së tyre. Tre dëshmorët e kombit:  Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, më 31 dhjetor të viti 1997 kanë rënë në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …