Përkujtohen me nderim e krenari 16 Dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”

Sot, në Kompleksin Memorial në Gllogjan, janë përkujtuar me nderim e krenari 16 Dëshmorët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”, i cili u udhëhoq me vendosmëri dhe trimëri nga komandanti Abdyl Mushkolaj. Këta trima ranë heroikisht për lirinë e Kosovës, duke lënë pas një amanet të shenjtë për brezat që vijnë.

Në një postim në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka shkruar se në këtë përvjetor, bashkë me qytetarë, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë, u përkulën me respekt të thellë para veprës së dëshmorëve të fshatit Kodrali, emra që do të mbesin përgjithmonë të gdhendur në historinë tonë kombëtare.

Kujtojmë gjithmonë të rënët, që me flijimin dhe vetëmohimin e tyre ndriçuan rrugën tonë drejt lirisë: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala dhe Xhavit Islami”.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …