leoni

Përkujtohet Abedin Rexha në 21 vjetorin e rënies

Në përkujtim të 21 vjetorit të rënies së Komandantit Abedin Rexha, kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë kanë bërë nderime dhe kanë vendosur lule pranë varrit të tij. Kryetari Jashari ka theksuar: “Në përkujtim të 21- vjetorit të rënies së Komandantit Abedin Rexha (Sandokani), për të nderuar veprën e tij për Liri, së bashku përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, vendosëm lule pranë varrit të tij.

Lavdi heroit Abedin Rexha, dhe të gjithë të rënëve për Liri!”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …