Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po merr pjesë në konferencën e dytë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po merr pjesë në konferencën e dytë rajonale të programit ReLOaD – “Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies drejt përmirësimit të demokracisë lokale në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Tiranë të Shqipërisë. Bëhet me dije se kjo ngjarje ka për qellim vazhdimin e shkëmbimit të praktikave, përvojave dhe mësimeve të marra për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në lidhje me financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile në nivelin lokal. Në këtë konferencë është paraparë të marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Përndryshe kjo konferencë është organizuar në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) ndërkaq ai financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …