Përkujtohet Abedin Rexha në 21 vjetorin e rënies

Në përkujtim të 21 vjetorit të rënies së Komandantit Abedin Rexha, kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë kanë bërë nderime dhe kanë vendosur lule pranë varrit të tij. Kryetari Jashari ka theksuar: “Në përkujtim të 21- vjetorit të rënies së Komandantit Abedin Rexha (Sandokani), për të nderuar veprën e tij për Liri, së bashku përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, vendosëm lule pranë varrit të tij.

Lavdi heroit Abedin Rexha, dhe të gjithë të rënëve për Liri!”

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparencë

Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparence, ka deklaruar kryetari i Komunës së …