Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e shoqatave të UÇK-së, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë lule pranë lapidarit të dëshmorit kombit, Ferid Curri. Këto homazhe kryetari Gashi me stafin e tij dhe shoqatat e dala nga lufta i kanë bërë me rastin e 17-vjetorit të rënies në luftë dëshmorit Ferid Curri. Xhafer Gashi, në fjalën e tij para të pranishmëve e ka vlerësuar lartë kontributin e familjes Curri për lirinë e vendit. “Familja duhet të ndihet krenare për veprën e dëshmorit të kombit Ferid Curri, i përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka thënë Gashi.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					