BDI

BDI-ja i drejtohet me kërkesë Gjorgje Ivanovit për ta rishikuar vendim për Abolim të datës 13 Prill 2016

Bashkimi Demokratik për Integrim, si palë nënshkruese e Marrëveshjes së Shkupit për tejkalimin e krizës politike, ju drejtohet me kërkesë për ta rishikuar vendim tuaj për Abolim të datës 13 Prill 2016 dhe të deklaroni një angazhim të qartë politik për tërheqjen apo anulimin e të njejtës. Vendimi i mësipërm paraqet një ndërhyrje të drejtpërdrejt në procesin e reformave që filloi me marrëveshjen politike të 2 Qershorit 2015 dhe Protokollit të 15 Korrikut 2015, prandaj kërkojmë urgjentisht që të rishqyrtoni këtë vendim dhe në kohë sa më të shkurtër të mundshme të sillni vendim politik për të tejkaluar situatën e sapokrijuar dhe për të gjetur një mënyrë ligjore për të realizuar kërkesën e mësipërme. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Shkupit dhe agjendës së reformave.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …