Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Mehë Uka, OVL e UÇK-së, Dega në Mitrovicë bëri homazhe pranë varrit të tij, në fshatin Bajgorë të Mitrovicës. Pas homazheve, u mbajt Akademi përkujtimore në shënim të rënies heroike të Mehë Ukës. Akademia u mbajt në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë. Meha Uka, fillimisht ishte dënuar me 60 ditë burg, të cilin e kishte mbajtur në Mitrovicë e Smrekovnicë. Pas lirimit ai kishte vazhduar veprimtarinë patriotike dhe pas një viti dënohet 18 muaj e me vonë me 7 vite burg. Mehë Uka u vra nga UDB-ja më 29 dhjetor të vitit 1996.
Kontrolloni gjithashtu
Avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra, zbuloi se John Clarke ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin e Millosheviqit, për Masakrën e Reçakut
Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra, në Hagë ka zbuluarës dëshmitarit John Clarke, ishte dëshmitar …