Kuvendi i Kosovës

Kuvendi Kosovës në seancën e sotme shqyrton katër pika të rendit të ditës

Kuvendi i  Kosovës, sot do të mbajë seancë, ku do të shqyrtohen katër pika të rendit të ditës. Seanca e sotme do të jetë vazhdim i seancës të së premtes, ku pritet të miratohet Rezoluta për murin e Mitrovicës. Në rend të  ditës janë:  Votimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për faljen e borxheve publike,  votimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive, votimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar, si dhe votimi i Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …