leoni

Përkujtohet Masakra e Reçakut në 17-vjetorin e krimeve të ushtrisë dhe policisë serbe

    Komuna e Shtimes sot mbanë Akademi Përkujtimore kushtuar Masakrës së Reçakut të kryer 17 vite më parë nga ushtria dhe policia e Serbisë.  Në Akademinë Përkujtimore pritet të marrin pjesë autoritetet më të larta të vendit dhe drejtues të komunës së Shtimes. 17 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin filluar sulmin e përgatitur kohë më parë kundër banorëve të Reçakut dhe Togës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhej në pozicion përballë forcave serbe. 

      Rreth orës 6.30 minuta forcat policore dhe ushtarake  serbe, të pajisura me  me artileri të rëndë kishin filluar ta  granatonin  Reçakun prej vendeve ku ishin pozicionuar shumë kohë më parë:  te Pishat, Gështenjat mbi Shtime, Rrasa e Çallakut dhe te  Kodra përmbi Reçak. Fillimisht sulmi i furishëm ishte ndërmarrë në drejtim të  Pikës së  UÇK-së, ku ndodheshin ushtarët e Togut të Reçakut. Gjatë luftimeve bien shumica e luftëtarëve. Pasi kishin hedhur granata në çdo lagje dhe pothuajse në çdo shtëpi, forcat kriminale serbe ishin futur në fshat dhe kishin  filluar bastisjet nëpër të gjitha  shtëpitë. Në ato çaste një pjesë e madhe e fshatarëve kishin filluar të tërhiqeshin në drejtim të maleve, meqë gjatë granatimit nuk kishin lëvizur nga vendi. Kriminelët serbë, në mesin e tyre edhe serbë të Shtimes e fshtarve përreth, kishin arrestuar të gjithë banorët që nuk kishin arritur të largoheshin me kohë dhe i kishin grumbullura në disa shtëpi të fshatit.

         Në luftime  për ta mbrojtur popullatën e rrezikuar në mënyrë fatale nga barbarët serbë kanë rënë dëshmorë: Ali Beqa nga Pusteniku i Kaçnikut, Ismail Luma nga Kraishta e Lypjanit,  Mehmet Mustafa Shaqir Berisha,  Kadri Syla, Enver Rashiti, të gjithë nga Reçaku, Skënder Çarri nga Graiçevci, Nazim Kokallari nga Budakova dhe Sadik Mujota nga Mallapolci. Me rastin e rënies së Sadik Mujotës është vrarë  edhe bija e tij Hanëmshaheja 16-vjeçare.  Janë shpallur dëshmorë edhe të rënët e asaj dite: Hasan Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani dhe Ragip Bajrami.  Atë ditë janë martirizuar edhe 41 banorë të Reçakut.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …