Nga 18 komunat ku u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, vetëm në një komunë është përmbysur rezultati krahasuar me rundin e parë të votimeve, në Obiliq. Në raundin e parë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gashi, kishte dalë i pari me 5,859 vota, ose 46.20%, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, kishte marrë 5,626 vota, apo 44.37%. Mirëpo, në balotazhin e mbajtur të dielën, situata është përmbysur në favor të kandidatit të Vetëvendosjes. Halil Thaçi siguroi 6,441 vota ose 51.09%, duke e mposhtur Xhafer Gashin, i cili mori 6,167 vota apo 48.91%. Kjo e bën Obiliqin të vetmen komunë në të cilën rezultati final ndryshoi nga ai i raundit të parë, duke shënuar një fitore simbolike për Vetëvendosjen në këtë cikël zgjedhor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
