Perparim Gruda

Përparim Gruda: Albulena Haxhiu po dezinformon dhe po manipulon lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e noterëve

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka thënë se ministrja a e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke dezinformuar dhe manipuluar publikisht në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e noterëve. Ai ka shpjeguar se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dhe  e ka lënë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë,  duke  rikonfirmuar se procesi i dhënies se provimit të noterisë ishte i ligjshëm dhe i drejtë. I bëj thirrje ministres së Drejtësisë që mos të tentoj të manipuloj me vendimet e gjykatës, t’i zbatoj ato dhe të zhbllokoj procesin e emërimit të noterëve të rinj, duke respektuar në përpikëri legjislacionin në fuqi dhe vendimet gjyqësor”, ka shkuar Gruda në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …