Përparim Gruda: Avni Dehari po e injoron qëllimisht aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i cili vazhdon të insistojë në propozimin për votim të fshehtë. Gruda tha se Dehari e ka pranuar pjesërisht një të vërtetë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale, por sipas tij, kryesuesi ka dështuar ta lexojë dhe ta zbatojë aktgjykimin deri në fund. Ai i referohet konkretisht paragrafit 187 të aktgjykimit, ku thuhet se:
“Zhvillimi dhe përfundimi i Seancës Konstituive duhet të udhëhiqet në pajtim me përcaktimet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Kreun IV (Konstituimi i Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.” Sipas Grudës, “praktika e deritanishme parlamentare” ka qenë gjithmonë votimi i hapur dhe, për rrjedhojë, çdo përpjekje për të futur në procedurë votim të fshehtë përbën shkelje të drejtpërdrejtë të këtij aktgjykimi

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Donika Gërvalla u refuzua për qëndrimet e saj, jo si vajzë e heroit Jusuf Gërvalla

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas mos zgjedhjes së Donika Gërvallës në krye …