Përparim Gruda i PDK-së, ka pyetur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu se ku janë mostrat e zhdukura të Astrit Deharit

Përparim Gruda, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka pyetur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për mostrat e zhdukura të Astrit Deharit. Ai ka thënë se sot janë bërë 273 ditë që kur në Ministrinë e Drejtësisë janë zhdukur mostrat e aktivistit të Vetëvendosjes, i cili ka ndërruar jetë në qendrën e Paraburgimit në Prizren. Për tetë muaj të plotë, ministrja Albulena Haxhiu ka dështuar të jap një sqarim të vetëm për familjen e Astritit dhe qytetarët e vendit. Në vend të llogaridhënies dhe dhënies së përgjegjësisë, ajo po tenton të fshihet duke sulmuar prokurorinë. Ky nuk është qëndrimi i vetëm kontradiktor dhe jo profesional i kësaj ministreje. Gjatë kësaj periudhe, ne kemi parë që përveç sulmeve direkte ndaj prokurorisë, ajo ka marrë në mbrojtje të korruptuarit e partisë së saj. Në kundërshtim me rolin e saj për të ruajtur dhe forcuar integritetin e organeve të drejtësisë, ajo  është shndërruar në një zëdhënëse të të akuzuarve për korrupsion, Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Rozeta Hajdari dhe të tjerët. Deri sot, në 900 ditët e saj si Ministre, për fatin e keq të Kosovës dhe qytetarëve tanë, Albulena Haxhiu ka dëshmuar çdo ditë se si nuk duhet të jetë një Ministre e Drejtësisë, ka shkruar  mes tjerash Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

BE intensifikon përpjekjet për dialogun Kosovë-Serbi – Sorensen zhvillon takime të rëndësishme në Berlin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime në Berlin …