Përparim Gruda reagoi kundër deklaratës së zëvendës-ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili e krahasoi PDK-në me Listën Serbe

Koordinator i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda  ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministrit të Drejtësisë Blerim Sallahut i cili e krahasoi PDK-në me Listën Serbe për çështjen e Vettingut Gruda e ka quajtur të turpshme deklaratën e Sallahut, duke thënë se ata që ” koordinohen me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosin  kurrë PDK-në.  Ne e  kemi  ndihmuar procesin e vetingut që nga fillimi dhe ai aktualisht është duke u zhvilluar pikërisht sipas propozimit të dhënë nga kryetari Memli Krasniqi, i cili kishte sugjeruar krijimin e një Komisioni të Veçantë në Kuvend për këtë proces. PDK-ja  nuk mund ta kompensojë mungesën e kompetencës dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Dhe, fatkeqësisht, nuk kemi mundur as t’i ndalim në koordinimet e tyre me Radojqiqin, ka shkruar Përparim  Gruda, në reagimin e tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …