leoni

Kryetari Haliti po merr pjesë në konferencën me temën “Dialogu për Paqe në Komunitet: Përpjekjet për pajtimin në Kosovë”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është duke marrë pjesë në konferencën me temën: “Dialogu për Paqe në Komunitet: Përpjekjet për pajtimin në Kosovë” që organizohet në kuadër të projektit FIERC – Nxitja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik, një iniciativë bashkëpunuese e udhëhequr nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI), e mbështetur nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministria e Jashtme Federale Gjermane. Kjo konferencë shënon kulmin e përpjekjeve të ndërmarra nga projekti FIERC gjatë viteve 2022 dhe 2023 për të rritur bashkëpunimin në mes të komuniteteve shumicë dhe jo shumicë në gjashtë komuna anembanë Kosovës dhe përmirësimin e mundësive zhvillimore si dhe për të fuqizuar qytetarinë aktive në nivel bazë për të promovuar bashkëpunimin ndëretnik dhe pajtimi.  Në këtë takim një fjalë rasti pritet të mbaj edhe kryetari Haliti ndërsa pritet të marr pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …