Zyra për Barazi Gjinore në Malishevë prezantoi planin e punës për vitin 2024

Në takimin e organizuar nga Vera Bytyçi, zyrtare për Barazi Gjinore në komunën e Malishevës, u diskutuan raporti për vitin 2023 dhe u prezantua plani i punës për vitin 2024 për komunën e Malishevës,  e ku morën pjesë, përfaqësues nga HANDIKOS, Feride Hoxha, Amruesh Helshani, kryesues i komiteti për komunitete dhe asamblist në KK të Malishevës,  Edona Krasniqi, nga Zyra për kthim dhe integrim të minoriteteve, Fatime Limaj, komitetit për barazi gjinore, përfaqësuesja e grupit të grave, Hydajete Mazreku,  si dhe  nga OSBE. Secili nga diskutantët e vlerësuan punën e bërë për vitin 2023, si punë e cila ndikoj drejtpërdrejt në gjithëpërfshirje të qytetarëve nga sferat e ndryshme, shërbimet të cilat i  përfituan  ata institucionalisht, nga OJQ-të lokale e qendrore, individët  e bizneset, por edhe nga thirrjet publike përmes projekteve. Nga ky takim u kërkua  që nga niveli lokal e qendror  si dhe OJQ-të, bizneset,  një solidarizim më i madh për qytetarët tanë, pa dallime kategorie shoqërore,  por  gjithëpërfshirje,  me të vetmin qëllim që të punojmë për një shoqëri të drejtë  të barabartë, në arsimim, punësim, banim dhe për një mirëqenie më dinjitoze.

Kontrolloni gjithashtu

KKSB në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe …